Sulmi ndaj KFOR-it dhe policisë, Dejanoviq dënohet me 8 muaj burgim e 10 mijë euro gjobë

Me 8 muaj burgim e me 10 mijë euro gjobë është dënuar Lazar Dejanoviq për sulm ndaj KFOR-it e Policisë së Kosovës, në maj të vitit të kaluar në protestat e dhunshme në Zveçan. Prokuroria Speciale ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me të akuzuarin

Brenda 2 orësh, procesi gjyqësor ndaj Lazar Dejanoviq mori epilog sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

I akuzuar për sulm ndaj KFOR-it e Policisë së Kosovës gjatë majit të 2023 në Zveçan, në mëngjes nisi seanca fillestare ndaj tij e vetëm pak orë më vonë, u shpall edhe vendimi meqenëse Prokuroria arriti marrëveshje me të për pranim të fajësisë.

Dejanoviq u dënua 8 muaj burgim dhe gjobë 10 mijë euro për veprën penale të huliganizmit dhe për sulm ndaj personit zyrtar.


“Pas pranimit të kërkesës për negocimit të pranimit e fajësisë nga ana e avokatit të pandehurit, dhe pas pranimit të autorizimit të kryeprokurorit të prokurorisë speciale kam zhvilluar negociatat për marrveshjen në lidhje me pranimin e fajësisë me palën mbrojtëse dhe të pandehurin dhe me të njëjtin kemi arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me datë 14.10.2024”, tha prokurori, Bekim Kodraliu.

E Lubomir Pantoviq avokati i të akuzuarit, tek foli për rrethanat lehtësuese, tha se Dejanoviq nuk kishte qenë organizator gjatë protestave të dhunshme që ndodhën gjatë 2023.


“I ka gjuajtur dy a tri shishe në drejtim të tyre, nuk ka qenë as udhëheqës e as organizator,” deklaroi Pantoviq.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Lazar Dejanoviqit më 15 tetor 2024.

Rreth 90 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan gjatë protestave të dhunshme që ishin organizuar nga serbët, në komunën e Zvecanit gjatë muaji maj të vitit të kaluar, e që kundërshtonin futjen në objekte të kryetarë shqiptarë në komunat veriore të Kosovës.

Gjykata në Prishtinë ka dënuar edhe dy serbë të tjerë me nga 6 muaj burgim, për protestat në Zveçan.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika