Sulmi ndaj policisë në veri, Sveçla “përplaset” me Prokurorinë Speciale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Prokuroria Speciale janë përplasur në distancë rreth hetimeve për sulmin e fundit ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit. Sveçla po kërkon që rastin ta hetojë Prokuroria Speciale, kurse kjo e fundit thotë se nuk ka elemente të veprave penale që bien në kompetencë të tyre, duke kërkuar që politika të mos përzihet në sistem të drejtësisë

Ilustrim

Një sulm i radhës ndaj Policisë së Kosovës ka ndodhur në një prej komunave veriore të Kosovës.

Ky kamion që dyshohet se po kontrabandonte mallra, sipas policisë ua rrezikoi drejtpërdrejt jetën disa zyrtarëve policor, duke ua goditur veturën, për këtë rast, dy persona përfunduan nën pranga të policisë.

Mirëpo, njëri prej tyre është liruar, kurse tjetrit Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ky veprim i Themelores së Mitrovicës, ka bërë që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të kërkoj përfshirjen e Prokurorisë Speciale në hetimin e rastit.

Reagimi i Xhelal Sveçlës në Facebook

Sveçla në një shkrim në Facebook, ka theksuar se e shpreh edhe njëherë bindjen e tij se hezitimi i organeve të drejtësisë për të vepruar, përkthehet në fuqizim të kriminelëve.

Ndaj këtyre deklarimeve të Sveçlës, ka reaguar Prokuroria Speciale.

“Kërkon nga të gjithë zyrtarët shtetëror që të përmbahen në deklarime të ngutshme dhe të pasakta, veçanërisht nga ato që kanë të bëjnë me hetime të rasteve,” shkruhet në reagimin e Prokurorisë Speciale.

Madje, sipas Prokurorisë, Policia ka bërë një adresim të gabuar të çështjes.

“Për korrektësi, ju njoftojmë se për këtë rast, Policia e Kosovës nuk ka ndjekur vijën e rregullt të komunikimit zyrtar të përcaktuar për rastet e hetimeve – komunikimin me prokurorin kujdestar, por ka komunikuar me prokurorin përgjegjës për terrorizëm në PSRK, i cili pasi ka marrë informatat nga policia, ka vlerësuar se rasti nuk ka elemente terrorizmi dhe të njëjtit i udhëzon që nëse nga veprimet e mëtejmë të policisë mund të rezultojë se ka elemente të terrorizmit, të njoftohet prokurori kujdestar në PSRK,” shkruhet tutje në njoftim.

Prokuroria Speciale

Megjithatë, sipas Labinot Leposhticës nga organizata BIRN, Specialja do të duhej ta merrte në dorë këtë rast.

“Nëse e shikojmë Ligjin për Prokurorinë Speciale dhe mundësitë e tyre ligjore për me e marrë një rast të tillë, konsideroj se ata i kanë të gjitha mundësitë ligjore, për shkak se ndër të tjera konsideroj se ky rast ka edhe elemente të krimit të organizuar,” ka thënë Labinot Leposhtica nga BIRN.

Labinot Leposhtica nga BIRN.

Mendim të ngjashëm ka edhe avokati Arbër Jashari.

“Nëse është interesi i drejtësisë, nëse është interesi që këto raste të hetohen me një staf më profesional dhe në mënyrë më profesionale, atëherë mund edhe të kalojnë në domeinin e Prokurorisë Speciale, por parimisht ligji i ka paraparë në mënyrë taksative se cilat vepra bien në kompetencë të Prokurorisë Speciale dhe cilat jo,” u shpreh Jashari.

Avokati, Arbër Jashari

Nga sulmi i fundit, pesë zyrtarë policor mbetën të lënduar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika