Sulmi në Banjskë, Lajçak: Hetimet nuk po i kryen BE-ja, ato po kryhen nga shtetet individuale

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për hetimet e sulmit në Banjskë, Lajçaku thotë se ato po kryhen nga shtete individuale dhe jo nga BE-ja

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se çështjen e sulmit në Banjskë e ka ngritur edhe në Beograd, e për të cilën thotë se flitet në çdo takim.

Para mediave, Lajçak theksoi se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian presin pasojat dhe bën thirrje që personat përgjegjës të sillen para drejtësisë.

Po ashtu, për hetimet e sulmit në Banjskë, Lajçaku thotë se ato po kryhen nga shtete individuale dhe jo nga BE-ja.

“Sulmi në Banjskë diskutohet çdo herë në çdo takim, e kam ngritur edhe në Beograd sepse natyrisht publiku evropian dhe shtetet anëtare të BE-së presin pasojat dhe personat përgjegjës të sillen para drejtësisë dhe kur flasim për hetimet nuk jam adresa e duhur sepse nuk ka hetime që udhëhiqen nga BE-ja, por vendet po i bëjnë hetimet e veta. Ne vetëm po pranojmë informata nga partnerët”, tha Lajçak.

Nga sulmi në Banjskë, i cili ndodhi më 24 shtator, mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika