Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se pas sulmit terrorist në Banjskë, PDK-ja ka treguar mbështetje për Policinë e Kosovës.
“Policia e Kosovës edhe kësaj radhe e ka dëshmuar që është një polici në të cilën është investuar për 25 vite dhe është një polici me standard të larta profesionale”, ka thënë Musliu.
Musliu ka thënë se Policia e Kosovës e dëshmoi se është e përgatitur dhe kompetente për të menaxhuar situata sikur ato që i kishim në veri.
“Edhe kësaj radhe Policia e Kosovës e dëshmoi se është e përgatitur dhe kompetente për të menaxhuar situata sikur që i kishim në veri”, ka thënë tutje ajo.
Kujtojmë që të dielën e 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist serb.
Nga ky sulm mbet i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, i cili tashmë është shpallur hero, i plagosur polici Alban Rashiti dhe disa të tjerë të lënduar.
Derisa Policia e Kosovës ka vrarë tre persona nga ky grup terrorist serb.