Sulmi në Cetinë: Një i plagosur në rrezik për jetën, tre drejt shërimit

Drejtori i spitalit, Ivan Terziq, ka treguar detaje për gjendjen shëndetësore të të plagosurve në sulmin në Cetinë. Siç njofton ai, tre janë në gjendje stabile ndërsa njëri në kujdes intenziv

Ivan Terziq, drejtori i spitalit në Cetinë

Katër persona të cilët kanë mbetur të plagosur në tragjedinë e djeshme në Cetinë janë shtruar në QKKG. Njëri prej tyre ndodhet në rrezik për jetën dhe njëherësh, në terapi intensive, ndërsa tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

QKKG ka bërë të ditur se njëri ndër pacientët që aktualisht është në gjendje stabile, ndodhet në Klinikën e Neurokirurgjisë.

“Pas pranimit pacienti i dytë është trajtuar kirurgjik, ka lëndime në strukturat e trurit dhe strukturat kockore të kokës dhe kraharorit, i rrezikohet jeta dhe ndodhet në reanimacion qendror. Pacienti i tretë ka një dëmtim në pjesën e barkut, organet, kryesisht mëlçia, është trajtuar kirurgjik dhe është nën masat e terapisë dhe monitorimit të kujdesit intensiv, i cili është vendosur edhe në reanimacion. Pacienti i katërt ka lëndime në qafë, gjoks, frakturë e hapur e krahut të djathtë. Po ashtu është trajtuar në mënyrë operative dhe ende kërkon trajtim në repartin e kujdesit intensiv”,  ka njoftuar QKKG.

Sipas Ivan Terziq, drejtori i spitalit, tre pacientë ndodhen në Repartin Qendror të Mjekimit Intensiv dhe njëherësh, po i nënshtrohen trajtimit të mëtejshëm intensiv pas operacioneve kirugjike, transmeton RTCG.

“Pacienti i parë ka lëndim dominues në kokë dhe është operuar dhe është në terapi të mëtejshme intensive. Pacienti i dytë ka lëndim dominues të mëlçisë dhe është operuar dhe është në terapi intensive. Pacienti i tretë ka lëndim në kokë dhe qafë, i hapur thyerja e krahut të djathtë është operuar dhe është në kujdes intensiv të mëtejshëm”, tha Terziq.

Ai tha se pacientët e parë kanë filluar të mbërrijnë në atë spital dje rreth orës 16:00.

“Për fat të keq, mes tyre ishin dy persona të cilët u shpallën të vdekur pas pranimit. Tre pacientë janë transportuar në QKKG ”, tha Ivanoviq.

Të premten e 12 gushtit në Cetinë të Malit të Zi, një 34-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të disa personave dhe më pas është vrarë nga policia, siç raporton media malazeze, Vijesti.

Sipas mediave malazeze, 11 persona kanë mbetur të vdekur përfshirë këtu edhe fëmijë.

Sulmi masiv në Cetinë, 11 të vdekur e gjashtë të plagosur

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika