Sulmi në Hamburg – motivet mbeten të paqarta

Policia gjermane është duke kërkuar një motiv, pasi një person i armatosur që besohet se kishte vepruar i vetëm, vrau disa persona në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg

Pamje nga vendi i ngjarjes, foto New York Times

Shtatë persona janë raportuar të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga të shtënat me armë zjarri të enjten mbrëma, në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg të Gjermanisë.

Policia ka thënë se personi i armatosur besohet të jetë i vdekur dhe se motivi mbetet i paqartë.

“Nuk kemi të dhëna për një autor në arrati”, tha një zëdhënës i policisë menjëherë pas sulmit, i cili ndodhi rreth orës 21:00 të së enjtes mbrëma.

Më vonë, policia tha se kishte gjetur një person të pajetë, për të cilin, besohet se mund të jetë autori.

Gazeta Bild raportoi se shtatë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagosën, nga të cilët, tetë u plagosën rëndë. Është e paqartë nëse sulmuesi është përfshirë në numrin e të vdekurve. Policia tha se disa njerëz u plagosën rëndë, por nuk pranoi të thoshte se sa prej tyre kishin vdekur, shkruan Reuters.

Disa rrugë të vendit ku ndodhi sulmi u mbyllën dhe publiku u paralajmërua me mesazhe SMS për ta shmangur zonën. Banorëve vendas u është thënë të qëndrojnë brenda dhe të përdorin telefonat e tyre vetëm “në raste ekstreme emergjente”, në mënyrë që të mos mbingarkojnë rrjetin.

Gjermania është tronditur nga një numër i të shtënave në vitet e fundit. Në shkurt 2020, një person i armatosur me lidhje të dyshuara me të djathtën ekstreme, qëlloi për vdekje nëntë persona, përfshirë emigrantë nga Turqia, në qytetin perëndimor të Hanau, përpara se të vriste veten dhe nënën e tij.

Në tetor 2019, një person i armatosur vrau dy persona kur hapi zjarr jashtë një sinagoge në qytetin lindor të Halle në ditën e shenjtë hebreje të Yom Kippur.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika