Sulmi në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një i dyshuar – sekuestrohet arsenal armësh

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në mbrëmje ka arrestuar edhe një të dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut

Foto: Policia e Kosovës, 2 dhjetor 2024.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, J.V., në lidhje me sulmin terrorist ndaj kanalit të ujit Ibër-Lepenci, që ndodhi 29 nëntor.

Arrestimi i tij ishte bërë mbrëmjen e së dielës, pas hetimeve intensive të zhvilluara nga njësitë hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

“Në vazhdimësi të hetimeve lidhur me rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike, por edhe rasteve paraprake, nga njësitë relevante hetimore, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera policore,  me datën 01/12/2024 në orët e mbrëmjes, është arrestuar edhe një i dyshuar (J.V.), nën dyshimin që mund të ketë patur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, u sekuestruan armë dhe pajisje, përfshirë granata dore, një pushkë gjahu, municion të shumtë, uniforma ushtarake dhe një kamerë kamufluese.

Këto janë provat dhe materialet e sekuestruara:

  • Katër (4) Granata dore
  • Një (1) Pushkë Gjuetie
  • Mbi 500 copë municion të kalibrave të ndryshëm
  • Dy (2) Karikatorë të armës automatike AK-47
  • Një (1) karikatorë i pushkës së gjatë
  • Një (1) Radiolidhje
  • Një (1) pale dylbi
  • Një (1) kamerë kamufluese
  • Uniforma ushtarake dhe
  • Dokumente të ndryshme

Me urdhër të Prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Policia e Kosovës njofton se situata në veri mbetet e qetë, por ende e brishtë, dhe apelon për bashkëpunimin e qytetarëve për të parandaluar akte kriminale dhe për të garantuar sigurinë publike.

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika