Sulmi në Iber-Lepenc, Kurti: Partnerët tanë nuk po duan ta fajësojnë Serbinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një intervistë në RTK, ka folur për qeverisjen e tij katërvjeçare. Për herë të parë kryeministri Kurti foli për Gjykatën Speciale, duke dhënë edhe arsyet se pse nuk shkoi t’i vizitojë udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë e kam menduar vizitën në Hagë edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente formularë, ku ti nënshkruan në Gjykatën Speciale”, tha Kurti.

Kurse sa i takon sulmit në Varagë të Zubin Potokut, në kanalin Ibër-Lepenc, ai tha se po i duket se gjithçka qon në atë që “partnerët tanë ndërkombëtar nuk po duan ta fajësojnë Serbinë, e neve për sherr në ato qaste nuk patëm një dronë përmbi kanal”.

Ai foli edhe për emërimin e Kryeprokurorit të shtetit dhe shtroi pyetjen pse kur tre liderët kryesor të shtetit nuk janë dakord që ky person të bëhet Kryeprokuror i shtetit, pse insiston ai?

Ndërsa i pyetur për shumë rastet e hapura, si ai i ambalazhuesve të ujit, afera e vajit dhe grurit, rasti i KEK-ut, të zotit Krasniqi, e raste të tjera Kurti tha se Krasniqi i ka sjell KEK-ut 105 milionë euro.

“Drejtori, kryeshefi Krasniqi i solli 105 milion fitim KEK-ut për vitin 2022. Ky i ka çmendur kundërshtarët tanë, një pjesë e të cilëve janë në prokurori, dhe ky sulëm është bërë ndaj suksesit të tij, jo për shkak të dështimit të tij”, tha ai.

Kryeministri foli edhe për të arriturat e vendit gjatë qeverisjes së tij.

“Kemi pasë rritje ekonomike impresive në këto 4 vjet, mesatarja ka qene 6 për qind e bruto prodhimit vendor dhe në të njëjtën kohë kemi të hyra rekord tatimore, që më bënë jashtëzakonisht të lumtur, sepse tregon besimin e qytetarëve në institucione dhe njëkohësisht rritjen e ekonomisë tonë nëpërmjet të lulëzimit tonë privat”.

Sivjet është viti kur i kemi tejkaluar 3 miliardë euro të hyra buxhetore dhe këto janë 40 për qind më shumë se në vitin e parë të qeverisjes.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika