Në Ankara të Turqisë u raportua për një sulm, që autoritetet e cilësuan si sulm terrorist.
Në ambientet ambientet e agjencisë shtetërore turke të aviacionit të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TUSASH nga ky sulm mbetën të vdekur katër persona si dhe dy nga sulmuesit.
Reagim pati nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.
“Ne qëndrojmë me aleatin tonë, Turqinë, pas sulmit të sotëm terrorist në Ankara. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave. Terrorizmi dhe dhuna nuk kanë vend në botën tone”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.
“Sulm terrorist” në kompaninë e hapësirës ajrore në Turqi, disa të vdekur