Sulmi në zyrat e KKZ-së në veri, ish-kryetari kishte kontakte më parë me njërin të akuzuar

Ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve procesi gjyqësor, ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq të akuzuar për sulm në zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë. Sot është dëgjuar ish-udhëheqësi i kësaj zyre, që kishte dhënë dorëheqje në valën e të gjithë serbëve që u larguan nga institucionet e Kosovës.

Ish-udhëheqësi i Zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, Slobodan Dimitrijeviq, ka dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq, të cilët po akuzohen për sulm terrorist.

Por, ai tha se nuk ishte pjesë e KQZ-së atë kohë.

“E di nga mediat, që kanë ndodhur disa ngjarje në vendin e zyrës, ku unë dikur kam punuar.. Nuk kam punuar më nuk kam qenë në marrëdhënie pune sepse kam parashtruar dorëheqje të parevokueshme”, ka thënë dëshmitari Slobodan Dimitrijeviq.

Por, ai kishte kontakt më parë e raport me njërin të akuzuar. Në një rast tjetër, kur ishte sulmuar kjo zyrë, Aleksander Vlaiq, ia kishte dërguar një fotografi dëshmitarit ku shihej xhami i dëmtuar.

“Në një periudhë të mëhershme zyra e KKZ-së është gjuajtur me gurë nga persona të panjohur dmth, një rast kur unë në mëngjes kam arritur në punë dhe kur e kam vërejtur xhamin e thyer e kam thirr policinë dhe përveç policisë atë kohë i kam lajmëruar udhëheqësit e KQZ-së, edhe si në herët e kaluara që askush s’na ka dhanë asnjë cent për të bërë riparime në zyre edhe këtë herë ka ndodhur kështu, ashtu që gjatë kohës sa kam qenë në kohë të punës e kam riparuar me najlon…”, ka shtuar Dimitrijeviq.

“Pyetja ishte për fotografinë që ju ka dërguar Aleksander…”, ka thënë Milosh Dejaviq, avokat i Vlajiqit.

“Fotografia është ka ra najlloni dhe është parë xhami i thyer…”, ka shtuar dëshmitari Dimitrijeviq.

Pantiq, Milenkoviq, Vlajiq dhe Vakiq akuzohen se me hedhje të granatës së dorës e shok bombave, më 6 dhjetor të 2022, kanë kryer sulm terrorist në zyrat e KKZ-ve në Mitrovicë të Veriut.

Ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve procesi gjyqësor, ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq të akuzuar për sulm në zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë. Sot është dëgjuar ish-udhëheqësi i kësaj zyre, që kishte dhënë dorëheqje në valën e të gjithë serbëve që u larguan nga institucionet e Kosovës.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika