Sulmi terrorist në Banjskë, PE-ja do të kërkojë masa ndëshkuese ndaj Serbisë

Grupet politike në Parlamentin Evropian (PE) janë duke formuluar propozimet e tyre për një rezolutë të posaçme për zhvillimet në Kosovë dhe për raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Shefja e KE-së, Ursula von der Leyen, gjatë fjalimit vjetor në Parlamentin Evropian. Fotografi nga arkivi.

Grupet politike në Parlamentin Evropian (PE) janë duke formuluar propozimet e tyre për një rezolutë të posaçme për zhvillimet në Kosovë dhe për raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Burimet brenda PE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se në bazë të asaj që është deklaruar në një diskutim për situatën në Kosovë para dy javësh, mund të pritet që në këtë rezolutë të bëhet ftesë për Kosovën dhe Serbinë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, por edhe do të kërkohen masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

Sa i përket vendosjes së masave ndaj Serbisë ka pajtim të shumicës në PE, thanë burimet. Por, vendimet në këtë drejtim i merr Këshilli i BE-së në rast se bëhet fjalë për sanksione klasike, apo Komisioni Evropian që ka kompetenca të vendosë masa ndëshkuese, ashtu siç tashmë ka vendosur ndaj Kosovës.

Kjo rezolutë do të vendoset në procedurë të përshpejtuar dhe pritet të miratohet më 19 tetor gjatë seancës plenare të PE-së.

Sipas burimeve, përmes rezolutës pritet të kërkohet hetimi i plotë për sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin e grupit të armatosur të serbëve ndaj policisë së Kosovës, që la të vrarë policin Afrim Bunjaku. Serbia ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje.

Më herët BE-ja ka thënë se po pret përfundimin e hetimeve dhe më pas do të ndërmarrë hapa dhe masa të mundshme.

Ndryshe, ideja për një rezolutë të tillë në PE është prezantuar nga deputeti socialdemokrat nga Kroacia, Tonino Piculla, dhe ka marrë mbështetjen e nevojshme nga grupet politike.

Tani pritet që secili grup politik të paraqesë draftin e vet për rezolutë. Pas kësaj, do të caktohet një udhëheqës i cili do të koordinojë në arritjen e një kompromisi për amendamentet e rezolutës. Kur grupet të arrihet pajtimin për tekstin e përbashkët të rezolutës, atëherë do të hidhet në votim në seancën plenare të PE-së./REL

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika