Sulmohen dy persona zyrtarë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar dy persona zyrtarë të premten e një dhjetorit, në Prishtinë

Policia e Kosovës

Dy persona zyrtarë janë sulmuar të premten e një dhjetorit, në Prishtinë.

Lidhur me rastin është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Dy zyrtarët policorë si pasojë e sulmit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Pas një mosmarrëveshje në një parking të automjeteve,  i dyshuari mashkull kosovar duke mos i respektuar urdhëratë, gjatë shoqërimit në polici dhe gjatë futjes nën kontroll,  i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika