Sulmohen dy policë në Gjilan teksa tentonin ta arrestonin një person

Dy policë në Gjilan kanë pranuar tretman mjekësor pasi u goditën nga një person i dyshuar teksa ishin duke tentuar ta arrestonin

Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për një sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Gjilan.

Kjo erdhi pasi policët u goditën nga një person i gjinisë mashkullore, të cilin tentuan ta arrestonin pasi kishte urdhëresë aktive nga Gjykata.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se i dyshuari e ka goditur edhe automjetin e policëve dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti vazhdon të jetë nën hetim, ndërsa në raportin e përditshëm të policisë është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit duke tentuar ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte urdhëresë aktive nga Gjykata, janë goditur nga i njëjti i cili ishte me veturë në lëvizje si dhe u ka goditur edhe automjetin dhe është larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika