Sulmohen fizikisht dy gazetare në Prishtinë, AGK: Urgjentisht të merren masa nga organet e drejtësisë

Pas sulmit fizik ndaj dy gazetareve në Prishtinë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) kërkon masa urgjente nga organet e drejtësisë, për të garantuar mbrojtjen e gazetarëve në kryerjen e detyrave të tyre

Foto nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Këtë të mërkurë gjatë ditës, dy gazetaret e mediumit lajmi.net, Lindita Berisha dhe Fjolla Hyseni, janë sulmuar fizikisht.

Raportohet se derisa po kryenin një reportazh për autolarjet në rrugën “C” në Prishtinë, ato u konfrontuan me një grua dhe një burrë, të cilët i sulmuan fizikisht.

Gazetaret, bashkë me kameramanin e tyre, ishin në pritje të një taksi, kur çifti i dyshuar iu afrua dhe filluan sulmin pa asnjë paralajmërim.

Gruaja dhe burri i saj përdorën dhunë fizike dhe kërcënuan t’u marrin celularët e gazetarëve për të zhdukur provat e sulmit.

Edhe pasi gazetarët thirrën policinë për ndihmë, çifti i dyshuar vazhdoi kërcënimet dhe ndaloi gazetarët duke i bllokuar rrugën.

Situata e rëndë u dokumentua nga kamera e kameramanit të lajmi.net.

Pas rastit, gazetarët u drejtuan drejt autoriteteve për të dhënë deklarata, ndërsa gazetarja Lindita Berisha, shtatzënë, u detyrua të kërkonte ndihmë mjekësore për shqetësimet e mundshme në lidhje me fëmijën.

Pas publikimit të pamjeve shqetësuese, që tregojnë sulmin fizik ndaj gazetareve, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar duke shprehur shqetësimin e thellë për këtë akt të papranueshëm.

“Sulmi fizik ndaj gazetarëve Hyseni dhe Berisha është një shkelje e rëndë e lirive të medias dhe një kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve në Kosovë”, thuhet nga ana e tyre.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon që Policia dhe Prokuroria të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë urgjente, për të adresuar sulmin që ka ndodhur.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika