Sulmohen fizikisht dy policë në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona i kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë

Qyteti i Rahovecit

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën e 19 shkurtit, disa persona i kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në komunën e Rahovecit.

Sipas njoftimit, në momentin e sulmit, policët ishin në kryerje të detyrës, derisa bëhet e ditur se ata kanë marrë trajtim mjekësor.

Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj zyrtarit policor” dhe është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

“Është raportuar se disa persona kanë sulmuar zyrtarët policorë që ishin në kryerje të detyrës ku si pasojë dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika