Sulmohen fizikisht katër persona në Veri të Mitrovicës

Të hënën e 28 nëntorit, katër persona janë sulmuar fizikisht në Veri të Mitrovicës. Policia e Kosovës po vazhdon hetimet lidhur me rastin

Uniforma e policisë së Kosovës





Katër persona janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në sheshin “Car Llazar”, në Mitrovicën e Veriut, të hënën e 28 nëntorit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga katër të sulmuarit kosovarë, dy prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, thuhet se rasti po vazhdon të hetohet.

“Katër viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, të enjten e 17 nëntorit, një shqiptar ishte sulmuar nga serbët në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, për Portali Dukagjini, kishte thënë se kanë pranuar informacione lidhur me rastin.

“E kemi pranuar si informacion. Është sulm fizik”, kishte thënë Hoti.

Ndërkaq, portali Kossev.info, ka raportuar se në pjesën veriore të Mitrovicës, ka ndodhur një incident, në të cilin, janë lënduar dy persona të nacionalitetit shqiptar, njëri prej të cilëve gazetar.

Sipas dëshmisë së dëshmitarëve okularë, qytetarët kanë ndihmuar njërin prej të plagosurve deri në mbërritjen e ambulancës.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika