Sulmohen fizikisht lojtarët e Shkëndijës nga tifozët maqedonas

Tifozët maqedonas kanë sulmuar fizikisht volejbollistët e Shkëndijës së Tetovës në ndeshjen ndaj Borecit në Veles të Maqedonisë së Veriut

Volejbollistët e Shkëndijës së Tetovës janë sulmuar fizikisht në ndeshjen me Borecin në Veles të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra shqiptare pësoi humbje me rezultat 3-2 në sete, teksa pas përfundimit të ndeshjes tifozët e ekipit kundërshtar sulmuan lojtarët.

“Rezultati mbeti nën hije të pritjes jo sportive të publikut vendas me skandime dhe sulme ndaj lojtarëve tanë që solli rrëmujë në sallën Park në Veles”, thuhet në njoftimin e ekipit shqiptar.

Ndeshja e tretë në mes tyre do të zhvillohet të enjten në Tetovë, e cila do të jetë vendimtare për kualifikim në finalen e play-off-it.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika