Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dy raste te ndara në regjionin e Prishtinës, dy persona janë sulmuar me armë zjarr.
Siç njofton Policia, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa të dyshuarit janë kërkim.
“Në dy raste të ndara në regjionin e Prishtinës, dy persona kanë raportuar se janë sulmuar me armë zjarri. Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, përderisa lidhur me rastet janë duke u kryer hetime intensive për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, thuhet në raportin e Policisë.