Sulmohen me armë tre britanikë, lëndohet njëri prej tyre

Tre britanikë kanë raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre

Policia e Kosovës

Tre persona me shtetësi britanike kanë raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën e 23 gushtit në rrugën “Rrafshi i Kosovës’, në Prishtinë.

“Tre viktimat meshkuj me shtetësi britanike, kanë raportuar se persona të panjohur, nga një veturë në lëvizje, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupor”, thuhet në raport.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzoja të pistoletës.

Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuari mashkull kosovar, nga i cili është konfiskuar një pistoletë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika