Sulmohen rëndë gazetarët në Leposaviq

Gazetarët e mediave të ndryshme janë sulmuar nga protestuesit serbë në Komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës. Ata u goditën me shok-bomba dhe tani janë në stacion policor, ndërsa nuk ka ende informacion nëse ka të lënduar

Gazetarët e mediave të ndryshme janë sulmuar para pak çastesh nga protestuesit serbë në komunën e Leposaviqit.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë, disa persona shihen duke gjuajtur me shok-bomba ndaj gazetarëve në komunën e Leposaviqit në veri.

Siç shihet nga disa pamje të publikuara, kameramani i RTK-së, është rrëzuar nga persona të maskuar dhe është goditur me shqelma.

Tani, siç ka mësuar Dukagjini, gazetarët janë në stacionin policor.

Por, derisa po iknin, disa gazetarëve u kanë rënë celularët, të cilët, sipas tyre, i kanë marrë serbët që i kanë sulmuar.

Ndryshe, në këtë komunë disa persona të maskuar e kanë sulmuar me ngjyrë veturën e ministrit të Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ky veprim i tyre ka ndodhur pasi Krasniqi doli nga objekti komunal, ku para pak çastesh, ishte takuar me kryetarin Lulzim Hetemi.

Po ashtu, gjatë ditës protestuesit në Leposaviq kanë tentuar të hyjnë brenda objektit të komunës, por ata i ka ndaluar KFOR-i.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika