Sulmohen tre mjekë nga qentë endacakë

Brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është sulmuar një doktoreshë nga qentë endacakë

Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka konfirmuar se gjatë 24-orëve të fundit janë sulmuar tre mjekë nga qentë endacakë.

Sipas njoftimit, dy prej tyre janë sulmuar në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe një jashtë QKUK-së.

“ShSKUK ka kërkuar dhe në vazhdimësi dhe kërkon nga organet kompetente që të trajtojnë me prioritet çështjen e qenve endacak brenda oborrit të QKUK-së. Po ashtu, konfirmojmë se tre mjekët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në kuadër të QKUK-së”, thuhet në njoftim.

Pre e sulmit nga qentë endacakë ka rënë një oftamologe e cila është sulmuar në oborrin e QKUK-së të enjten e 21 prillit.

Lajmin për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

Megjithatë, Syla ka bërë të ditur se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

“Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë, por janë kafshuar. Kardikirurgu është rrëzuar duke ikur prej tyre dhe sot oftamologia është sulmuar”, ka konfirmuar Syla.

Ilustrim

Sipas Sylës, doktori në fjalë ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Doktori ka pësuar lëndime goxha të rënda”, ka shtuar ai.

Qentë endacakë tash e sa kohë janë një shqetësim i madh për qytetarët e Prishtinës, dhe jo vetëm.

Ndryshe, më 11 prill ishte raportuar se edhe një grua ishte sulmuar nga qentë endacakë në rrugën “C” në Prishtinë.

Kjo ishte bërë e ditur nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku shihet gruaja duke vrapuar që të mos e sulmojnë dhe, nga sulmi i pa ndalur i tre qenve ajo bie në tokë.

RTV Dukagjini kishte kontaktuar nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj, se çfarë masa do të ndërmarrin si komunë në lidhje me sulmin e qenve endacakë, ndaj qytetares në fjalë.

Ai ka deklaruar se janë të vetëdijshëm për problemin, janë duke ndërmarrë trajtimin e qenve endacakë përmes procesit KSVL, dhe kanë filluar procedurat për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë.

Sulmohet nga qentë endacakë një grua në rrugën “C”/ Zogaj thotë se ky është një problem kompleks

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika