Sulmohen tre persona zyrtarë në Skenderaj, shtatë të dyshuarit në kërkim

Mbrëmjen e 3 shtatorit, në Skenderaj, tre persona zyrtarë janë sulmuar fizikisht nga një grup prej shtatë të dyshuar, të cilët aktualisht janë në kërkim nga autoritetet

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një sulm është raportuar në Skenderaj mbrëmjen e 3 shtatorit rreth orës 21:40, ku tre persona zyrtarë janë sulmuar fizikisht nga një grup prej shtatë të dyshuar, të cilët janë gjithashtu të identifikuar si qytetarë kosovarë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, pesë nga të dyshuarit ishin të armatosur me revole.

Pas incidentit, autoritetet lokale dhe ekipet e shërbimit të emergjencës u kanë ofruar trajtim mjekësor për viktimave të sulmit.

“Skenderaj 03.09.2023-21:40, Tre viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga 7 të dyshuar meshkuj kosovarë. Sipas viktimave, pesë (5) nga të dyshuarit ishin të armatosur me revole. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka nisur një hetim të hollësishëm rreth këtij sulmi dhe është në kërkim të të dyshuarve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika