Sulmohet autobusi i Kosovës në Serbi

Autobusi nga Kosova është sulmuar me gurë nga dy persona të maskuar në Serbi. Ndonëse autobusi në fjalë barte 20 pasagjerë, nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale

Një autobus nga Kosova është sulmuar nga dy persona të maskuar në Serbi, derisa ai po kthehej nga Zvicra.

Lajmin për Portalin Dukagjini e kanë konfirmuar vetë kompania në fjalë, “Turist Kosova e Re”.

“Po është e vërtetë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:50 derisa kemi qenë duke u kthyer nga Zvicra për në Kosovë. Kanë qenë dy persona të maskuar të cilët kanë hedhur gurë”, kanë deklaruar nga kompania, gjersa kanë bërë të ditur se nga goditjet kanë pësuar vetëm dëme materiale.

Ndërkaq, autobusi barte rreth 20 pasagjerë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika