Sulmohet eksperti i sigurisë Drizan Shala

Vetura e Drizan Shalës pas sulmit në Suharekë

Në orët e vona të mbrëmjes të së martës është sulmuar njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Shala përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke theksuar se ka pësuar vetëm dëme materiale.

“Në orët e vona të mbrëmjes kam qenë cak i një sulmi nga persona të paidentifikuar në komunën e Suharrekës ku patem vetem deme materiale.Ku duhet komplimentuar puna e policëve të stacionit policor, të cilët kanë vepruar me profesionalizëm të lartë duke ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku tani me hetimet janë në vijim e sipër dhe më intenzitet të lartë dhe pres që sa me parë personat të dyshuar të vihen para drejtësisë”, ka shkruar Shala.

Në lidhje me këtë  ka reaguar edhe Asociacioni i Kriminologëve, Kriminalistikës dhe Viktimologjisë, ku kanë shkruar se e denojnë këtë akt dhe kërkojnë nga organet e përgjegjëse që personat që kanë kryer këtë sulm të sillen para drejtësisë.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika