Në Prizren është mbajtur protestë kundër festivalit të filmit DokuFest.
E ftuar nga kryeimami i BIK-ut në Prizren, protesta ishte “revoltë” ndaj përmbajtjes së Dokufestit.
Ekipi i Nacionales që ishte prezent për të përcjellë këtë protestë, është sulmuar fizikisht.
Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramani dyshohet se janë sulmuar nga disa persona.
Krasniqi ka informuar redaksinë e “Nacionales” se përveç sulmit ndaj ekipit në terren, janë goditur edhe kamera dhe mikrofoni i Nacionales.
Aktualisht, ekipi i Nacionales është duke shkuar në stacionin policor në Prizren, për të denoncuar rastin e sulmit.
Ndryshe, Besim Berisha ka thirrur të mbahet ky marsh kundër DokuFest, pasi në natën e parë të këtij festivali është mbajtur një performancë nga disa artistë ku është konsideruar si vulgare për shkak se shumica nga artistët janë shfaqur me veshje që janë vlerësuar si të papërshtatshme për publikun.
Ky ështe sulmi i 54 ndaj gazetarëve dhe kameramanëve këtë vit, sipas faqes së AGK-së. Në vitin 2020, Kosova kishte regjistruar 24 sulme.