Sulmohet fizikisht kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri – Arrestohen dy të dyshuar

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm në afërsi të qendrës së qytetit. Policia ka arritur të arrestojë dy persona të dyshuar. Muhaxhiri ka thënë se është në gjendje të mirë, derisa bashkëpunëtorë të tij po besojnë se motivet e sulmit lidhen me punën e tij si kryetar i komunës

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës

Në rrugën që mban emrin e një promovuesi të paqes si Bill Clinton në Pejë ndodhi një akt jo paqësor paraditen e së shtunës.

Aty u sulmua fizikisht kryetari komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, nga dy persona.

Në momentin kur ka ndodhur rasti, Muhaxheri ishte bashkë me një familjar të tij.

Reagimi i Policisë ishte i menjëhershëm, që çoi në arrestimin e dy të dyshuarve.

Një version të ngjarjes e dha zëdhënësi i komunës së Pejës, Faik Zekaj, i cili foli edhe për motivet e mundshme të sulmit.

“Në mëngjes është sulmu kryetari duke dal nga kafja ai pinë kafe. I ka përshëndetë dy persona, ata kanë fillu me sha dhe me sulmu dhe normal që ka qenë e papritur sepse nuk i ka njoftë as nuk ka pas diçka. Besojmë meqenëse nuk ka pas diçka personale më herët, besojmë që eshtë në anën profesionale, duke i pa disa fotografi e disa postime, nuk po dojmë me besu që ka lidhje politike prej partive”, ka thënë Faik Zekaj – Zëdhënës i Komunës së Pejës.

E, pak orë pas rastit ishte vet kryetari Muhaxheri tregoi është shëndosh e mirë, duke publikuar një fotografi në rrjete sociale, ku shihet i rrethuar nga miq e familjarë.

Ndaj dy të dyshuarve Prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit.

Detaje për këtë dha zëdhënësi i këtij institucioni, Shkodran Nikçi.

“Të njëjtit pas intervistimit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të shtetit. Aktualisht sa jemi duke biseduar, prokuroria e çështjes është duke e përpiluar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të pandehur dhe njëkohësisht para gjyqtarit të procedurës paraprake do ta elaburoj këtë kërkesë dhe njëkohësisht do të kërkoj që tu caktohet masa e paraburgimit për shkak të përgjegjësisë së veprës penale që kanë dhe për zhvillimin objektiv te hetimeve”, ka thënë Shkodran Nikçi – Zëdhënës, Prokuroria në Pejë.

Saktësisht motivet e sulmit nuk dihen, por televizioni ka mësuar se kryetari Muhaxheri dyshon që ato mund të ndërlidhen me investimin e mëhershëm të komunës në projektin e një ujësjellësi në fshatin Stankaj të Rugovës, për të cilin investim ka pasur pakënaqësi nga dy të dyshuarit e sulmit të sotëm.

E menjëherë pasi që morën vesh për rastin, për vizitë në Pejë, Muhaxherit i shkuan krerët kryetari i partisë së tij me bashkëpunëtor.

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quajti sulmin akt të ulët, derisa kërkoi që autorët të mbahen përgjegjës nga autoritetet e rendit dhe drejtësisë.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika