Ne mbledhjen e mbajtur mes mësimdhënësve të shkollës fillore “Ismajl Qemali” në Prishtinë, dhe përfaqësueseve të Sindikatës se Arsimit, një prind futet në mbledhje dhe në përfundim të mbledhjes përplasen fizikisht mes vete.
Me ç’rast është sulmuar fizikisht edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.
“Hyra në sallën ku ishte mbledhja e Sindikatës së Arsimit, e pashë haptas me mirëkuptim jo me qëllime të tjera armikun e nxënësve, ai e ka marrë një kokëfortësi në veti i ka ndarë arsimtarët edhe arsimin në dy pjesë, ky është armik më i zi se shkau”, ka thënë prindi i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht kryetarin e SBASHK-ut.
Greva në arsim është duke u mbajtur nga data 25 gusht. Kërkesë kryesore e sindikatave është ekzekutimi i 100 eurove deri në miratimin e ligjit të ri për paga.