Sulmohet fizikisht një grua në Drenas – Njëri nga të dyshuarit arrestohet, tjetri arratiset

Një grua në Drenas ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy burra, ku njëri është arrestuar dhe tjetri është arratisur

Policia e Kosovës (ilustrim)

Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy persona në Drenas.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:01.

Sipas njoftimit, njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa tjetri është shoqëruar në stacion policor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa tjetri është shoqëruar në stacion policor”, thuhet në raportin e PK-së.

Gjithashtu viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika