Të paktën dy shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin e Ukrainës, mëngjesin e së hënës.
BBC raporton se disa njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar pas sulmeve ruse në Kiev.
Shpërthimet i konfirmoi edhe kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitchko, i cili tha se kanë ndodhur “disa shpërthime në lagjen Shevchenskivskyi – në qendër të kryeqytetit”.
Lesia Vasylenko, një deputete e parlamentit të Ukrainës, postoi një foto në Twitter duke treguar se të paktën një shpërthim ndodhi pranë ndërtesës kryesore të Universitetit Kombëtar të Kievit në qendër të tij.
Luftimet e fundit janë fokusuar në rajonet në veri të Krimesë, duke përfshirë Zaporizhzhia, ku gjashtë raketa u lëshuan gjatë natës të shtunën nga zonat e pushtuara nga Rusia të rajonit Zaporizhzhia.
Presidenti rus, Vladimir Putin, të dielën e quajti sulmin që dëmtoi urën e madhe që lidh Rusinë me territorin e saj të aneksuar të Krimesë “një akt terrorist” të organizuar nga shërbimet speciale ukrainase.