Sulmohet me gurë një ekip i gazetarëve në Zubin Potok, lëndohet gazetarja dhe shoferi

Një ekip i gazetarëve është sulmuar me gurë nga persona të maskuar në veri te vendit.

Gazetarët ishin të mediumit Klan Kosova, dhe ishin sulmuar saktësisht në fshatin Zupç, ku edhe është e vendosur një barrikadë.

Klan Kosova raporton se nga ky sulm kanë mbetur të lënduar gazetarja dhe shoferi.

Drejtori i këtij mediumi, Adriatik Kelmendi, ka thënë se gazetarja dhe shoferi kanë pësuar lëndime të lehta, dhe se ky sulm është kryer nga serbë të maskuar.

“Sot u sulmua sërish ekipi i Klan Kosovës në Zubin Potok. Gazetarja Qëndresa Bellagoshi dhe shoferi Elsad Sinani kanë pësuar lëndime të lehta, kurse kameramani Agon Bejtullahu dhe gazetari Drin Demiri nuk janë lënduar. Xhamat e veturës janë thyer. Sulmi ka ndodhur nga serbë të maskuar në fshatin Zupç”, ka thënë ai.

Ky nuk është sulmi i vetëm ndaj gazetarëve në veri, por është i pari me të lënduar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika