Policia e Kosovës ka njoftuar se jë mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e shtëpisë së një zyrtareje policore të Kosovës në Zveçan.
Policia e Kosovës ka thënë se është dëmtuar fasada e shtëpisë dhe një dritare, por nuk ka të lënduar.
“Zveçan / 25-26.10.2024 – 23:00-08:00. Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur është hedhur një mjet eksplodues në oborrin e shtëpisë së një zyrtareje policore f/kosovare. Përveç dëmeve materiale në fasadën e shtëpisë dhe në një dritare nuk raportohet për të lënduar. Njësitë relevante policore i janë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.