Sulmohet në burg njëri nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares

Njëri nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, E.R, është sulmuar fizikisht nga të burgosurit e tjerë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

I dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares, E.R, është sulmuar nga të burgosurit. Ai para dy ditësh dhe ishte transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Këtë për Portali Dukagjini e ka konfirmuar mbrojtësi i të dyshuarit, avokati Fitim Limani, i cili ka thënë se E.R nuk ka pësuar lëndime, pasi gardianët e burgut kanë qenë të shpejtë në reagimin e tyre.

“Në bazë të informacioneve që i kam si avokat i Ekrem Regjepit, i njëjti është sulmuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe është transferuar në Qendrën e Paraburgimit të Sigurisë së Lartë në Dyz”, ka thënë avokati i E.R, Fitim Limani.

Ndryshe, E.R bashkë me Sh.K, G.R, G.J dhe Xh.S dyshohen për dhunimin e të miturës në gusht të këtij viti. Ata, tashmë, gjenden në masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika