Sulmohet një i burgosur në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës(ShKK) ka njoftuar se të premten e 18 nëntorit rreth orës 10:15 është sulmuar një i burgosur. Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosoves, të cilët janë duke u marr me këtë çështje

Ilustrim





Shërbimi Korrektues i Kosovës(ShKK) ka njofuar se të premten e 18 nëntorit rreth orës 10:15, pas përfundimit të shëtitjes në koridorin e Pavijonit 1, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, i burgosur B.T ka sulmuar me një mjetë të mprehët të burgosrin B.A.

“Falë reagimit të shpejtë të stafit, i burgosuri B.T nuk ka arritur ti shkaktojë lëndime serioze të burgosurit tjetër B.A.”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Tutje në këtë njoftim thuhet se lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosoves, të cilët janë duke u marr me këtë çështje.

Bëhet me dije se rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor, ndërsa ndaj të burgosurit B.T është inicuar procedura disilpinore.

Ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka formuar komisionin hetimor, i cili është duke hetuar rrethanat e ngjarjes.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika