Sulmohet objekti i Policisë së Kosovës për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik

Policia e Kosovës ka njoftuar se është sulmuar me armë zjarri objekti për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik. Zyrtarët policorë kanë bërë të ditur se gjatë natës kanë dëgjuar të shtëna armësh, dhe policia ka gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethojën e objektit





 

Stacioni i Policisë së Kosovës për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik është sulmuar me armë zjarri, gjatë mbrëmjes të mërkurën.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë të cilët kanë qenë me detyrë në stacionin policor kufitar në Jasenovik, kanë informuar se të mërkurën e 2 nëntorit gjatë natës kanë dëgjuar të shtëna armësh (dy të shtëna radhazi).

Po ashtu, sipas tyre, të shtënat kanë ndodhur derisa ata ishin në realizim të detyrave të tyre në vendin e quajtur Jabuke.

Njësia relevante policore ka gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethojën e objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik.

Lidhur me rastin, Drejtoria kundër Terrorizmit po kryen hetime mbi dyshimet për kryerjen e veprave terroriste.

Policia e Kosovës me njësitet policore do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe kontrabandës si dhe shërbimin ndaj vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika