Sulmohet vetura e ekipit të KALLXO.com në Zveçan

Ekipit të mediumit Kallxo.com i është dëmtuar vetura në qytetin e Zveçanit nga ku po raportonin për situatën e krijuar atje. Gjithashtu orë më parë ishte sulmuar edhe vetura e RTV Dukagjinit në po këtë qytet

Foto Kallxo.com

Persona të panjohur në Zveçan kanë sulmuar veturën e ekipit të Kallxo.com duke demoluar xhamat.

Ekipi i Kallxo.com po raportonte nga Komuna e Zveçanit për situatën e krijuar atje tash e disa ditë.

Bëhet e ditur se stafi i këtij mediumi që gjende në Zveçan nuk është lënduar nga ky akt.

Edhe vetura e ekipit të RTV Dukagjini në Zveçan orë më parë është sulmuar duke i thyer xhamat dhe dëmtuar gomat.

Dëmtohet vetura e RTV Dukagjini në Zveçan

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika