Sulmohet vetura e qytetarit serb në veri të Kosovës, akuzohet Milan Radoiçiq

Një qytetar nga veriu i Mitrovicës ka njoftuar se është sulmuar vetura e tij, akt ky për të cilin e ka akuzuar Milan Radoiçiqin.

Qytetari, Dilje Radoviq, me anë të një postimi në Facebook, ka treguar se brenda veturës së sulmuar kishte fëmijë.

“Falë mbretit Milan [Radoiçiq] dhe idiotëve të tjerë, ata qëllojnë edhe kur fëmijët janë brenda në veturë”, ka thënë ai, shkruan KP.

Kjo nuk është hera e parë që sulmohen veturat e qytetarëve serbë që gjenden në këtë pjesë të Kosovës.

Brenda një periudhe të shkurtër ishin djegur shumë vetura, pasi i kishin regjistruar në targa RKS të Republikës së Kosovës nga ato ilegale serbe.

Ndaj Milan Radoiçiqit më herët kishte pasur edhe një fletarrest nën dyshimet se kishte qenë i përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Megjithatë, ai urdhërarrest ishte tërhequr pa shpjegim në mars të vitit 2021.

Radoiçiq është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nën dyshimet se së bashku me biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe dhjetëra serbë të tjerë, i përkasin një rrjeti të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Që nga viti 2011, Radoiçiq është i njohur edhe për autoritetet gjyqësore në Serbi. Ndaj tij dhe Zvonko Veselinoviqit është ngritur aktakuzë për përvetësimin e 32 kamionëve të kompanisë Hypo Alpe Adria Leasing.

Aktakuza ishte ngritur nga Gjykata Speciale në Beograd dhe koha e ngritjes së aktakuzës përkoi me vendimin e Beogradit për të nisur dialogun me Prishtinën dhe me thirrjen drejtuar serbëve nga veriu i Kosovës për heqjen e barrikadave.

Radoiçiq dhe Veselinoviq u liruan nga akuzat në vitin 2016.

Më 2011, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e kishte emëruar Veselinoviqin si personin që kishte organizuar ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës atë vit dhe për shkaktim të trazirave në atë pjesë të shtetit.

Barrikadat ishin vendosur për herë të parë për të penguar Kosovën që të shtrinte pushtetin në veri.

Që atëherë, barrikadat janë bërë simbol i destabilitetit në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika