Një person në Pejë është arrestuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar babain e tij.
Rasti ka ndodhur dje(e premte) në Pejë rreth orës 19:15.
Policia në raportin e saj 24 orësh njofton se i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.