Pasi sulmoi fizikisht nënën e tij, dënohet me tetë muaj burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me tetë muaj burgim të akuzuarin për kryerjen e veprës penale, lëndim i lehtë trupor

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, të enjte e ka dënuar me tetë muaj burg të akuzuarin me inicialet Gj.B., për shkak të veprës penale, lëndim i lehtë trupor.

Sipas njoftimit të Gjykatës, në maj të vitit 2018 në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, i akuzuari Gj.B., i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarës, nënës së tij.

“Pas një mosmarrëveshje paraprake, pasi që i pandehuri fjaloset me motrat e tij, e dëmtuara, nëna e të pandehurit ndërhyn me qëllim të qetësimit të situatës, atëherë e dëmtuara sulmohet fizikisht nga i akuzuari GJ.B., me të cilat veprime të dëmtuarës i shkaktohen lëndime trupore të konstatuara me ekspertizë mjeko-ligjore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjitha palët në procedurë, do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Sipas njoftimit, kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika