Sulmoi fizikisht një person, policia ia konfiskon armën të dyshuarit

Një armë e gjatë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje, është konfiskuar nga Policia e Kosovës në Skenderaj

Një armë e gjatë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje, është konfiskuar këtë të diel nga Policia e Kosovës në Skenderaj.

E njëjta është konfiskuar pasi pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar një person.

“Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë konfiskuar një armë të gjatë me njëzetë (20) fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje. Arma është konfiskuar në rrugën ” Azem Bejta ” pasi që pas një mosmarveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit të policisë, thuhet se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 55 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale: ,mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe ” lëndim I lehtë trupor ‘.

May be an image of text

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika