Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person zyrtar.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën e tre prillit në Gjilan.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
“Gjilan 03.04.2024-10:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka fyer dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.