Sulmoi fizikisht zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës (ilustrim)

Një person është arrestuar të martën e 27 qershorit në Drenas, pasi dyshohet se i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë derisa ishin duke e kryer detyrën zyrtare.

Në raportin 24-orësh të policisë, rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka kanosur me fjalë dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë deri sa ishin duke kryer detyrën zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika