Sulmoi ish-bashkëshorten dhe një polic gjatë seancës gjyqësore, dërgohet në mbajtje

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një burrë, derisa ishte në seancë gjyqësore, ka sulmuar ish-bashkëshorten dhe një zyrtar policor

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit të përditshëm se një burrë, derisa ishte në seancë gjyqësore, ka sulmuar ish-bashkëshorten dhe një polic.

Rasti ka ndodhur të mërkurën e 11 janarit në Ferizaj dhe në raport po cilësohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte në seancë gjyqësore në sallën e gjykimit kishte pasur sjellje agresive ndaj ish-bashkëshortes së tij si dhe ndaj një zyrtari policor. I njëjti me vendim të prokurorit është sjellë në stacionin policor dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika