Një person është arrestuar të hënën në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës, pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kohës që ata po kryenin detyrën zyrtare.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën se nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit është liruar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë e rregullt.