Sulmuan një person me mjete të forta, arrestohen dy persona në Ferizaj

Dy persona janë arrestuar, pasi kanë sulmuar një person me mjete të forta në Ferizaj. Ky rast është cilësuar si "vrasje në tentativë"

Policia e Kosovës (ilustrim)

Dy persona janë arrestuar, pasi kanë sulmuar një person me mjete të forta në Ferizaj.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të martën e 21 marsit.

Në raportin 24 orësh të policisë, ky rast është cilësuar si vrasje në tentativë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika