Sulmuan një zyrtar policor në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuarit

Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Dy persona janë arrestuar të mërkurën e 12 korrikut, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Ky rast raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë, dhe i njëjti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se si pasojë e sulmit, viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar zyrtar policor. Si pasojë e sulmit viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika