“Summer Cult”, muzikë, shfaqje dhe ekspozita për tri ditë me radhë në biblotekën “Pjetër Bogdani”

Ngjarja kulturore "Summer Cult", do të mbahet për tri ditë radhazi në Biblotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani", në Prishtinë. Performanca, muzikë, masterklasa dhe aktivitetet të tjera do të prezantohen para publikut gjatë këtyre ditëve

Hapja e festivalit "Summer Cult"

Festivali “Summer Cult”, të enjten e 15 shtatorit e ka bërë hapjen zyrtare me muzikë, shfaqje e ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.

Ngjarja ka filluar me shfaqjen teatrore të dy aktoreve, Arbnore Nuha dhe Blerina Veseli.

Ndërkaq programi ka vazhduar me performancën muzikore të Diellza Dedushit dhe Bulza Havollit.

Pjesëmarrësit po ashtu kanë pasur mundësi të shohin ekspozitën “Beyond Borders”, një ekspozitë kolektive e artistëve të rinj.

Në hapje të festivalit kanë marrë fjalën këshilltari i ministrit Çeku, Liburn Jupolli dhe drejtoresha e festivalit, Elmaze Nura, ndërkaq pjesëmarrës ishin regjisorë, aktorë, muzikantë, studentë e qytetarë.

Përgjatë dy ditëve në vazhdim artdashësit do të mund të shijojnë programin e “Summer Cult” i cili përmban ekspozita, punëtori, shfaqje filmash dhe afterparty.

Lokacionet ku po zhvillohen këto ngjarje janë Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Fakulteti i Arteve dhe Kino Armata.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika