Sunak dhe Macron bëjnë thirrje për ndihmë urgjente në Gaza

Kryeministri britanik Rishi Sunak, në një bashkëbisedim me presidentin francez Emmanuel Macron, kanë vënë në dukje rëndësinë e ndihmës humanitare urgjente për Gazën, e cila është përfshirë nga lufta dhe e shkatërruar

Foto arkiv

Kryeministri britanik, Rishi Sunak dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë theksuar nevojën e dërgimit të mbështetjes urgjente humanitare në Gazën e shkatërruar nga lufta.

Këtë e ka bërë të ditur qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Al Jazeera.

Një zëdhënës i Downing Street ka thënë se pas operacioneve të zgjeruara tokësore të Izraelit, të dy udhëheqësit në një telefonatë shprehën “shqetësimin e tyre të përbashkët për rrezikun e përshkallëzimit në rajonin më të gjerë”.

Ndryshe, pak më parë është raportuar se ka pasur edhe protesta në qytetin e Madridit të Spanjës në mbështetje të palestinezëve.

[Isabel Infantes/Reuters]

Gjithashtu, mijëra protestues në Athinë të Greqisë kanë kërkuar ndalimin e “masakrës së Gazës”.

“Më shumë se 5,000 njerëz kanë protestuar në Athinë”, ka thënë policia greke, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund “masakrës” së palestinezëve në Rripin e Gazës.

“Ne po luftojmë për paqen e njerëzve”, ka cituar agjencia e lajmeve të Athinës të cilët thërrisnin me zë të lartë.

“Ndaloni masakrën e popullit palestinez në Gaza”, thanë ata.

Një protestues palestinez mban një kukull me njolla bojë të kuqe jashtë ambasadës izraelite gjatë një proteste pro-palestineze në Athinë, Greqi [Louisa Gouliamaki/Reuters]

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika