Sunak thotë se është i gatshëm të zëvendësojë Truss

Ish-ministri i Financave në Britaninë e Madhe, Rishi Sunak, ka thënë se është i gatshëm ta zëvendësojë Liz Truss. Në një deklaratë, Sunak thotë që "do të ketë integritet, profesionalizëm dhe llogaridhënie në çdo nivel të qeverisë që unë drejtoj, dhe unë do të punoj çdo ditë për të kryer punën”

Ish-ministri i Financave në Britaninë e Madhe, Rishi Sunak





Të dielën e 23 tetorit, ish-ministri i financave i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka konfirmuar se është i gatshëm ta zëvendësonte Liz Truss si kryeministër.

“Mbretëria e Bashkuar është një vend i madh, por ne përballemi me një krizë të thellë ekonomike”, ka shkruar Sunak në Twitter. “Kjo është arsyeja pse unë do të jem lider i Partisë Konservatore dhe kryeministri juaj i ardhshëm”, tha tutje ish-ministri i Financave.

Rishi Sunak është mundur nga Liz Truss në zgjedhjet e shtatorit të këtij viti, në garë për të zëvendësuar Boris Johnson, i cili humbi zgjedhjet e mbajtura nga anëtarët e partisë Konservatore në të gjithë vendin.

Ish-ministri i Financave së Britanisë së Madhe është larguar nga qeveria e Johnson në korrik të këtij viti. Në një deklaratë, Sunak ka thënë se “do të ketë integritet, profesionalizëm dhe llogaridhënie në çdo nivel të qeverisë që unë drejtoj, dhe unë do të punoj çdo ditë për të kryer punën”, raporton euronews.

Njëkohësisht, Sunak ka theksuar se po kërkon mundësinë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve në Britaninë e Madhe.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika