Supa vegjetariane janë të shkëlqyera për agjërim, dietë, vegjetarianë. Edhe pse pa mish supa rezulton të jetë e shijshme dhe po aq ushqyese
Perberesit :
200 gr miell misri i bardhë
50 gr presh
30 gr karota
40 gr rrepë e bardhë
50 gr lulelakër
800 ml brodo perimesh
1 degë borzilok
50 gr finok
50 gr kungull
40 gr lakër kale
2 gr spec djegës i freskët
60 gr salcë domatesh
20 gr vaj ulliri
50 gr brokoli
½ lugë kafeje kripë dhe 1 gjethe dafine
Pergatitja :
1.Pritini të gjitha perimet në kuba të vegjël. Në një tenxhere ose tigan, ngrohni vajin dhe shtoni gjethen e dafinës, preshin, karotat, rrepën e bardhë dhe kripën.
2.Kaurdisini në zjarr të mesëm për 3 minuta duke i përzier me një lugë druri.
3.Shtoni kungullin, lulelakrën dhe finokun dhe vazhdoni kaurdisjen edhe 3 minuta. Shtoni më pas salcën e domateve, specin djegës të grirë dhe gatuajini për 3-4 minuta në zjarr të moderuar.
4.Shtoni brodon e perimeve dhe lëreni supën të ziejë për 20 minuta në zjarr të mesëm.
5.Pas 10 minutash shtoni miellin e misrit. Shtoni brokolin dhe lakrën kale të prerë në copa, përziejini dhe vazhdoni edhe 5 minuta zierjen. Fikni zjarrin dhe shtoni gjethet e borzilokut. Shtoni edhe pak kripë nëse është e nevojshme.
6.Hiqni gjethen e dafinës dhe shërbejeni supën ende të nxehtë. Kjo supë është shumë e mirë edhe nëse serviret një ditë më pas, pasi shijet janë më intensive dhe harmonike.