Superliga e Kosovës: Prishtina zyrtarizon Kreshnik Ukën

Nga fillimi i edicionit të ardhshëm, futbollisti Uka tashmë do të mbrojë ngjyrat bardhekaltër. 27-vjeçari është përforcimi i radhës i kryeqytetasve që synojnë të kthehen në maje të futbollit Kosovar pas një sezoni 2021/22 plot ulje ngritje

Kreshnik Uka

Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e bomberit, Kreshnik Uka.

Golashënuesi i dytë më i mirë i sezonit që lamë pas në Superligën e Kosovës, nga fillimi i edicionit të ardhshëm do të mbrojë ngjyrat bardhekaltër.

Uka ishte huazuar te Drenica në janar të vitit 2021, dhe gjatë atij gjysmë sezoni, ai shënoi gjashtë gola në 14 ndeshje.

Kurse, gjatë edicionit të kaluar, Uka kishte shënuar 19 gola në 26 ndeshje për Drenicën, duke qenë vetëm pas Gerhard Prognit në listën e golashënuesve.

Për skuadrën e Ismet Munishit, Uka ka zhvilluar një fazë të shkurtër përgatitore ku në dy ndeshje miqësore ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës.

27-vjeçari është përforcimi i radhës i kryeqytetasve që synojnë të kthehen në maje të futbollit Kosovar pas një sezoni 2021/22 plot ulje ngritje.

Për faqën e Prishtinës në rrjetën sociale, Uka i premtoi Plisave shumë spektakël, gola dhe maksimumin e angazhimit të tij.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika